Gjumi jo i mirë shkakton humbjen e masës së eshtrave

Këshilla mjekësore

Gjumi jo i mirë shkakton humbjen e masës së eshtrave

Më: 3 prill 2017 Në ora: 23:44
Ilustrim

Gjumi jo kualitativ, i cili deri më tash ka qenë i lidhur me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme kronike, mund të kontribuojë në humbjen e masës kockore, tregon një studim i ri.

Studimi, i cili do të paraqitet në takimin e Shoqërisë së Endokrinologjisë në Orlando, ka treguar se meshkujt e shëndetshëm kanë shënues të ulët të krijimit të niveleve të indeve të eshtrave, pas tri javësh të gjumit jo të qetë, ndërsa shënuesit biologjikë të ndërtimit të kockave gjatë kësaj kohe kishin mbetur të pandryshuara.

"Bilanci i tillë i ndryshuar i kockave krijon hapësirë për humbjen e mundshme të masës kockore që mund të çojë në osteoporozë dhe kocka të fraktura," tha hulumtuesi kryesor Christine Swanson nga Universiteti i Kolorados në Aurora.

“Nëse vërtetohet se problemet kronike me gjumin janë faktor i ri i rrezikut për osteoporozën, kjo do të mund të shpjegohet, se pse nuk ka asnjë shkaktar të qartë për osteoporozën në rreth 50 për qind të 54 milionë amerikanëve me masë të ulët të kockave ose osteoporozë”, tha Swanson.

Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve si rezultat i gjumit jo të mirë, vuajnë përkohësisht më shumë se 25 për qind e popullsisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të hulumtimit, të anketuarit çdo ditë shkonin në krevat katër orë më vonë se një ditë më parë dhe fjetja e tyre ishte kufizuar në 5.6 orë në një periudhë 24 orësh. Konsumimi i ushqimit gjatë testit ishte i njëjtë çdo ditë dhe matjet janë kryer pas tre javësh. Për shkak të kufizimeve financiare në hulumtim nuk janë përfshirë edhe gratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat