Nëse keni probleme me ereksionin, ndoshta vuani nga zemra

Këshilla mjekësore

Nëse keni probleme me ereksionin, ndoshta vuani nga zemra

Më: 28 maj 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Ekspertët pohojnë që çdo pacient, i cili vjen me disfunskion erektil konsiderohet pacient kardiovaskular, gjithnjë deri sa nuk dëshmohet ndryshe.

Nëse keni probleme me arritjen ose mbajtjen e ereksionit, ndoshta vuani nga sëmundjet koronare.

Në mjekësi, seksi dhe shëndeti i zemrës janë të lidhura nga një fill i dyfishtë. Sepse, kur në shtrat gjithçka funksionon qysh duhet, atëherë dhe zemra dhe enët e gjakut, janë të shëndetshme.

Një hulumtim ka treguar që meshkujt problemet me ereksionit fillojnë t’i ndjejnë me muaj apo vite para se të kuptojnë që kanë probleme me zemrën.

Arteria mund të ngushtohet ose ngurtësohet, kështu që penisi nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak.

Ekspertët në vitet e fundit kanë zbuluar një numër të madh të dëshmive të besueshme të cilat tregojnë në lidhjen e ereksionit dhe shëndetin e zemrës.

Nëse keni probleme me arritjen ose mbajtjen e ereksionit, më së miri do të ishte të shkoni te mjeku.

Frustrimet në lidhje me ereksionin nuk mund të zgjidhen sot për nesër, por kërkojnë shumë përkushtim dhe aftësi të kënaqësisë me partnerin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat