Endometrioza, shkaku kryesor i infertilitetit, ja 5 shenjat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje - Bota Sot
Endometrioza, shkaku kryesor i infertilitetit, ja 5 shenjat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje

Këshilla mjekësore

Endometrioza, shkaku kryesor i infertilitetit, ja 5 shenjat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 21:57
Ilustrim

Të gjitha femrat për arsye të ndryshme mund të përjetojnë dhimbje gjatë periodave, gjatë seksit, cikël menstrual të çrregullt, por shqetësues është fakti që më shumë se 40% e femrave nuk arrijnë ta dallojnë kur këto simptoma sinjalizojnë diçka më serioze si endometrioza. 

Endometrioza është një gjëndje në të cilën indet endometrial, mukoza e mitrës, migron jashtë mitrës dhe afrohet pranë tubave fallopiane, fshikëzës ose zorrëvë. Çdo muaj gjatë ciklit menstrual, kjo mukozë inflamohet e nëse nuk kurohet mund të ndikojë në aftësinë riprodhuese të femrës. 

Problemi është që mjekët shpesh gabojnë në diagnostikimin e endometriosez duke qenë se shenjat janë thuajse të njëjta me sëmundjet e tjera që lidhen me shëndetin riprodhues. Gjithsesi nëse ju përjetoni të paktën 3 nga shenjat e mëposhtme duhet të bëni një kontroll tek gjinekologu.

Dhimbje të forta gjatë ciklit menstrual
Dhimbjet e barkut mund të fillojnë disa ditë para ciklit dhe mund të zgjasin për disa ditë. 
Gjakderdhje e rëndë
Gjakderdhja e tepërt është një tjetër simptomë e zakonshme e endometriozës. 
Cikël menstrual i gjatë
Periodat nuk duhet të zgjasin më shumë se gjatë ditë, por nëse vuani nga endometrioza periodat mund të zgjasin për më shumë se një javë. 
Seks i dhimbshëm
Kur indet endometrial dalin jashtë mitrës, ajo mund t'i “ngjitet” organece të ndryshme duke shkaktuar dhimbje gjatë aktit seksual, masturbimit apo dhe uriminit.
Të përziera dhe lodhje
Endometrioza mund të shkaktojë përzierje të vazhdueshme, të vjella dhe lodhje .
*Afërsisht 30 deri në 40% e femrave me endometriozë kanë probleme të fertilitetit, sipas EFA. Në fakt, shumë gra as nuk e kuptojnë se vuajnë nga endometrioza deri në momentin kur duan të behen me fëmijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...