Vetitë shëndetësore të kungullit

Këshilla mjekësore

Vetitë shëndetësore të kungullit

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 00:32
Kungulli

Përdorim të madh gjejnë në stinën e dimrit, por a i dini vetitë shëndetësore të kungullit?

Kungulli në shumë mënyra përmirëson shëndetin tonë.

Ne do ju sjellim disa arsye pse kungulli duhet të bëjë pjesë në tryezën tuaj:

Ndihmon shikimin
Ngrënia e kungullit mund të sigurojë sasi shumë të lartë të vitaminës A, që ndihmon të mpreh shikimin.

Forcon imunitetin
Kungujt përvec vitaminës A janë të pasur edhe me ato C, E si dhe me hekur dhe folate, lëndë ushqyese që forcojnë sistemin imunitar.

Parandalon tensionin e lartë të gjakut
Ngjyra portokalli e kungullit tregon gjithashtu se kjo perime është e pasur në kalium. Kjo është shumë e rëndësishme për uljen e tensionit të gjakut. Farat e kungullit janë gjithashtu të pasura në minerale dhe sterolë bimorë që rrisin nivelet e kolesterolit të mirë (LDL) dhe mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut.

Ndihmon në rënien në peshë
Kungujt kanë vlera të larta në fibra dhe të ulëta në kalori. Kjo do të thotë që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Mbron lëkurën
Fuqia antioksiduese te kungulli ndihmon për të luftuar efektet e plakjes në lëkurë. Ajo ndihmon gjithashtu për të lehtësuar inflamacionin.

Mbron zemrën
Rreziku për shfaqje të sëmundjeve të zemrës ulet me rritjen e niveleve të fibrave. Fibrat janë të pasura me këto minerale. Përveç fibrave, edhe vitamina A dhe kaliumi luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat