Komuna e Malishevës thotë se janë realizuar shumica e planifikimeve për 2018

Kosova

Komuna e Malishevës thotë se janë realizuar shumica e planifikimeve për 2018

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 10:33
Malishevë

Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Malishevës sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së hënës, e cila është drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha.

Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive komunale, kanë deklaruar e shumica e planifikimeve për vitin 2018 janë realizuar dhe një pjesë e vogël janë në realizim e sipër.    

Drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, duke raportuar për shpërndarjen e subvencionit të fundit, për bujqit lokal, me 80 lopë qumështore, tha se “Komuna e Malishevës, është komuna që më së shumti ka dhënë subvencione për bujqit”, e po ashtu ka paralajmëruar edhe për ndarjen edhe të një subvencioni tjetër me spërkatëse 400 litërshe.

Përndryshe, të gjithë drejtorët e drejtorive kanë raportuar për realizimin e punëve për javën e kaluar dhe planifikimin për javën në vijim, si dhe për aktivitetet e tyre gjatë vitit 2018, ku drejtorët e drejtorive kanë deklaruar se planifikimet për këtë vit, pothuajse në tërësi janë realizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat