Veseli: Vuçiq do të bëhet i moderuar kur ta njeh Kosovën - Bota Sot
Veseli: Vuçiq do të bëhet i moderuar kur ta njeh Kosovën

Kosova

Veseli: Vuçiq do të bëhet i moderuar kur ta njeh Kosovën

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 12:26
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se ka një koordinim në mes të të gjitha institucioneve për çështjen e dialogut.

Veseli ka thënë se me marrëveshjen që pritet të nënshkruhet Serbia do ta njeh Kosovën dhe se vendi do ta zë ulësen në OKB.

“Takimi sot ka shkuar më mirë sesa që kam pritur. Çdo gjë do të jetë transparente, qytetarët duhet të kenë besim se do të dalim fitimtarë”, ka thënë Veseli pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ekipin negociator.

“Vuçiq nuk është njeri i moderuar, nëse na njeh do t’i themi se është i tillë. Jemi në proces të dialogut. Një centimetër tokë nuk do të vihet në pikëpyetje. Nuk kemi pretendime për korrigjim as shkëmbim”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...