Berisha: Roli i BIK-ut shumë i rendësishëm për sigurinë në Kosovë - Bota Sot
Berisha: Roli i BIK-ut shumë i rendësishëm për sigurinë në Kosovë

Kosova

Berisha: Roli i BIK-ut shumë i rendësishëm për sigurinë në Kosovë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 13:50
Pamje nga takimi

Ministria e FSK-së përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri Rrustem Berisha, priti sot në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.

Myftiu Tërnava, shprehu edhe gëzimin e tij që Kosova arriti të formojë ushtrinë, e cila siç tha ai “është garanci e fortë për paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe rajonit”.

 Ai po ashtu tha se BIK-u ka kontribuar në të kaluarën dhe do të vazhdojë të  kontribuojë për forcimin e ushtrisë. “Zoti ju ndihmoftë në rrugën tuaj për ndërtimin e kapaciteteve të plota ushtarake. Na ka gëzuar pa masë edhe përkrahja e miqve tanë ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe miqtë tjerë të shtetit tonë”,- u shpreh myftiu Tërnava.

Ministri e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, duke thënë se “kjo vizitë është shumë domethënëse dhe do t’i  shërbejë zhvillimit dhe ecjes përpara të proceseve shtet-formuese të Kosovës dhe se roli i BIK-ut është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Ministri Berisha theksoi se ushtria e Kosovës do të jetë forcë paqësore që do t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...