Ja çfarë moti do të kem nesër

Kosova

Ja çfarë moti do të kem nesër

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira  parashihet të ketë mjegull.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat