PDK e Podujevës pret mërgimtarët duke u shpërndarë dhurata interesante në rrugë

Kosova

PDK e Podujevës pret mërgimtarët duke u shpërndarë dhurata interesante në rrugë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 18:16
Foto

Partia Demokratike e Kosovës në Podujevë, prag të Vitit të Ri ka ndërmarrë nismë për mirëpritjen e mërgimtarëve.

Asamblistja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka njoftuar se sot Rinia Demokratike e kësaj komune ka shpërndarë dhurata me simbole shtetërore për mërgimtarët,

“Sot bashkë me Rininë Demokratike në Podujevë shpërndamë dhurata me simbole të shtetit të Kosovës për bashkëatdhetarët tanë që kanë ardhur për pushime në Kosovë për t’iu uruar Vitin e Ri dhe falenderuar për kontributin e vazhdueshëm në atdhe!”, ka shkruar Zejnullahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat