Komiteti Olimpik përmbyllë edhe një vit të suksesshëm

Kosova

Komiteti Olimpik përmbyllë edhe një vit të suksesshëm

Më: 1 janar 2019 Në ora: 12:27
Komiteti Olimpik përmbyllë edhe një vit të suksesshëm

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbyllur edhe një vit tejet të suksesshëm.

Komiteti Olimpik së bashku me sportistët kosovar ka përmbyllur 2018-ën si një ndër vitet më të suksesshme që nga themelimi i kësaj organizate.

Medalje të arta, të argjendta, të bronzta bënë Kosovën njërën ndër shtetet më të përfolura për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare.

Edhe këtë vit, pa asnjë pikë dyshimi xhudoja ishte sporti i cili solli më së shumti medalje nga rrafshi ndërkombëtar, duke ngritur flamurin e Kosovës lartë edhe në vende të cilat nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Përpos xhudo-s, karateja, boksi, skijimi, futbolli, basketbolli korrën suksese mjaftë të mëdha.

Në xhudo si çdo herë trajneri Driton Kuka me klubin e tij ‘Ippon’’, dhe sportistët si Nora Gjakova, Erza Muminoviq, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, solli medalje të shumta, duke e bërë xhudon edhe këtë vit sportit dukshëm më të suksesshëm.

KOK falë skitarit Albin Tahiri debutoi në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Në futboll, Kosova arriti suksese të mëdha, duke fituar grupin e saj në Ligën e Kombeve dhe duke na bërë që të ëndërrojmë për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, e cilësoi vitin që po lëmë pas tejet të suksesshëm, me të arritura të mëdha të cilat kanë ndodhur falë trajnerëve të përkushtuar për punën, si dhe sportistët, të cilët kanë qenë çdo moment të mbështetur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Hasani: Viti 2018 vit i sukseseve të mëdha për KOK-un

“Viti 2018 padyshim është  në vazhdën e aktiviteteve të shumta që ka Komiteti Olimpik edhe në rrafshin vendor dhe në rrafshin ndërkombëtar dhe marrë në përgjithësi nga Lëvizja Olimpike dhe sportive në Kosovë po e lëmë vitin 2018, me diku rreth 50 medalje të fituara në rrafshin ndërkombëtar, që padyshim na radhit në mesin e shteteve të cilat dallohen nga numri i medaljeve të fituara dhe këtu pashmangshëm duhet përmendur Federatën e Xhudo-s, e cila me një punë të jashtëzakonshme, me një plan strategjik të mirëfilltë me një strategji, e cila po jep rezultate të shkëlqyera dominon në këto medalje dhe vërtetë duhet përshëndetur, duhet mbështetur edhe më tepër edhe në aspektin infrastrukturor por edhe në të gjitha aspektet tjera në mënyrë që secila federatë të kuptojë që kur ia del me rezultatet, pas një pune që ndoshta është pune me dekada, ato federata do të mbështeten fuqishëm edhe nga niveli qeverita r por edhe nga niveli joqeveritar”, tha ai, duke shtuar se janë vitit që lamë pas janë munduar që të krijojnë një ambient solid për sportistët, i cili iu mundëson që sportistët të identifikohen me kohë për talentin e tyre.

Hasani: Sportistët kanë mbështetje të përhershme

“Viti 2018, përveç përkushtimit të përhershëm që ka Komiteti Olimpik i Kosovës ndaj sportistëve, pra në zemër të Lëvizjes Olimpike të Kosovës janë sportistët, kujdesi ynë së bashku me federata është që të krijojmë një ambient të tillë, një ambient solidë i cili iu mundëson që sportistët të identifikohen me kohë për talentin e tyre, të edukohen me përkushtim, të nxirret maksimumi prej tyre në kuptimin e aftësive dhe shkathtësive të tyre, falë programeve të mira, programeve bashkëkohore me trajner të cilët kalojnë nëpër procese trajnuese bashkohore, në mënyrë që në rrafshin ndërkombëtar të shpërthejnë, në rrafshin ndërkombëtar të tregojnë vlerat e mirëfillta, të cilat i kanë qytetarët e Kosovës, sidomos të rinjtë e Kosovës dhe në këtë drejtim mund të themi që ia kemi dalur sepse këta sportistë kanë mbështetje të përhershme edhe në baza vjetore, por për shembull kemi edhe bursat olimpike p ër Tokyo që tanimë janë për tre vite, dhe për tre vite mbështeten deri dy tre muaj para fillimit të Lojërave Olimpike Tokyo 2020, dhe mbase falë kësaj punë që e përmenda, por normalisht këtu ka rol edhe Komiteti Olimpik me mbështetjen që e bën. Tanimë i kemi 5 norma Olimpike. Unë shpresoj që ndonjë nga Xhudo, edhe nga sportet tjera ndoshta do të arrijë të futet në mesin e atyre sportistëve të cilët ia kanë dalur të kenë norma olimpike ......dhe unë vërtetë i inkurajojë të gjithë trajnerët të Kosovës ta marrin si një rol, model Driton Kukën i cili punon në mënyrë të jashtëzakonshme”, u shpreh fillimisht Hasani

Në rrafshin ndërkombëtar sportistët kosovar gjatë vitit 2018 korrën suksese të mëdha, por këto suksese nuk do të ishin të mundshme edhe pa mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili u mundua që të siguronte kushte sa më të mirë për sportistët tanë.

Besim Hasani shprehet i lumtur me sukseset e arritura të sportistëve tanë në tri garat madhore në të cilat kanë marrë pjesë gjatë vitit 2018.

Hasani: Kemi korrur suksese të mëdha në rrafshin ndërkombëtar

“Vitin e kaluar Kosova, respektivisht Komiteti Olimpik i Kosovës i ka dërguar sportistët në tri gara madhore, ku padyshim dallohen Lojërat Olimpike Dimërore Pe Yong Chang 2018, ku Kosova morri pjesë me një sportistë por ai ishte i kualifikuar në 5 disiplina dhe vërtetë ishte shumë me rëndësi pjesëmarrja jonë me flamur me himn dhe dukej sikur i kemi pas sportiste sepse pjesëmarrja në pesë disiplina në pesë ditë të ndryshme nga ato 16 ditë sa zgjasin lojërat Olimpike Dimërore, na bën të ndjehemi se jemi duke i përcjellur pesë sportistë dhe ai qëndronte fuqishëm në mesin e tabeles… Pastaj kanë pasur lojërat Mediterane të cilat janë mbajtur në Tarragona, ku edhe në këto gara Kosova morri pjesë me shumë sukses dhe arriti katër medalje, madje tri medalje të arta dhe një të argjendtë, dhe këtu ridëshmuam se Kosova është një shtet që ka vlera, një shtet që ka Xhudo-n në majën botërore të sporteve dhe po ashtu dh a shpresë për shumë të ri dhe të reja së është e mundshme dhe unë besoj që numri jo vetëm në xhudo që do të rritet por do të rritet edhe në sportet tjera falë performancave që po shohim në rrafshin ndërkombëtar. Për të përfunduar në Lojërat Olimpike për të Rinjë të cilat u mbajtën në Buenos Aires dhe edhe nga këto lojëra u rikthyem me sukses sepse edhe në këtë vend të largët arritëm medaljen e bronztë dhe po ashtu ky sukses bëri që Kosova të jetë  në hartën e shteteve të cilat kanë fituara medalje edhe në Lojërat e para Olimpike për të rinjë”,  vazhdoi Hasani.

Gjatë vitit 2018, Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me bashkëpunëtor të ndryshëm organizoi aktivitete të ndryshme në Kosovë.

Për herë të parë, Komiteti Olimpik i Kosovë u bë pjesë e projektit për të organizuar Festivalin Olimpik Dimëror në Prishtinë. KOK promovoi tri sportet e pa praktikuara ndonjëherë në vendin tonë, si patinazhi, kërlingu dhe hokeji.

Rreth 5 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008), kanë shënuar Ditën Olimpike 2018. Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, aktiviteti në vrapim u mbajt për herë të parë në shtatë qendrat e Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj.

Përpos këtyre aktiviteteve, Komiteti Olimpik ka shënuar edhe aktivitete të ndryshme, duke filluar nga panairi i sportit, konferenca të ndryshme, kurse bazike për federata të ndryshme sportive dhe Samintin e parë rajonal të SIGA-s në Prishtinë.

Hasani: Vazhdojmë me promovimin e vlerave olimpike

“Padyshim edhe thuhet në Lëvizjen Olimpike Botërore do të thotë se olimpizmi nuk është vetëm sport, kjo ka edhe vlera të tjera dhe prandaj edhe ne jemi në rresht për plotësimin e këtyre vlerave të olimpizimit dhe këtë vit do të thotë është një traditë që nga themelimi i Komitetit Olimpik, do të thotë njëzet e disa vite me parë, që të gjitha  aktivitetet që lidhen me promovimin për hapjen e vlerave të mirëfillta të Olimpimzit edhe ne ato ti kultivojmë dhe ti shpalosim para opinionit të gjerë në mënyrë që të gjithë qytetarët si përqafojnë  këto vlera, sepse këto vlera janë realisht jo vetëm të lidhura me sportin dhe olimpizmin por kanë të bëjnë me jetën e njeriut”,  tha ndër tjerash ai.

Komiteti Olimpik i Kosovës, saktësisht presidenti Besim Hasani falënderoi të gjithë partnerët për punën dhe ndihmën e dhënë duke dëshiruar se ky bashkëpunim të zgjatë edhe më tutje në vitet e ardhshme.

Hasani: Një falënderim i madh për partnerët tanë

“Të gjitha këto arrishmëritë gjatë vitit 2018 dhe ato të cilat planifikohen për ciklin Olimpik 2017- 2020 nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e fuqishme të sponsorëve publik, e sidomos të këtyre privat, dhe në këtë drejtim unë dëshiroj t’i falënderojë të gjithë partnerët tanë të cilët ne i quajmë këta partner, jo sponsor por drejtpërdrejt partner sepse bëhen partner në arritjen e një suksesi në atë ardhmen dhe në këtë drejtim më lejoni ta përshëndes edhe KosovaPress-in të cilën e kemi pasur një partner, një aleat të fuqishëm gjatë vitit 2018”, u shpreh Besim Hasani.

Viti 2019 për Komitetin Olimpik të Kosovës do të jetë një vit edhe më i rëndësishëm, pasi që ky vit cilësohet si viti vendimtar për arritjen e kualifikimit të sportistëve në lojëra olimpike, andaj puna sipas Besim Hasanit nuk do të ndalet, do të vazhdohet me aktivitete të cilat do t’iu ndihmojnë sportistëve dhe normalisht që as mbështetja financiare për sportistët, si dhe për trajnerët e tyre nuk do të mungojë.

Hasani: Vazhdojmë në arritjen e qëllimeve në vitin 2019

“Po në vitin 2019 do të vazhdojmë me aktivitetet të cilat i kemi bërë këtë vit, sepse i përmenda unë burimet njerëzore, përmenda vetëm sportistët por një rëndësi të jashtëzakonshme i kushtojmë edhe trajnimit të trajnerëve sepse e dimë që çelësi i suksesit edhe në rrafshin kombëtar dhe në rrafshin ndërkombëtar janë trajnerët me njohuri bashkohore, ne s’duam me këtë të fajësojmë asnjë trajner deri tash sepse gjatë 22 viteve të izolimit asnjëri prej tyre nuk ka pasur mundësi të shkollohet, tash janë hapur të gjitha këto mundësi dhe interesimi është jashtëzakonisht i madh por edhe i kushtojmë rëndësi ngritjes së kapaciteteve të administratorëve të sportit, pra ata që realisht i drejtojnë edhe sportistët edhe trajnerët dhe të gjithë zyrtarët e tjerë, në mënyrë që ata të mësohen dhe të punojnë në një mënyrë strategjike…Pra do të vazhdojmë me këtë trend do të vazhdojmë me mbështetjen e sportistëve dhe trajnerëve, mandej meqenëse po hymë në vitin vendimtar për kualifikim për lojërat olimpike, do të shtohen mjetet që do të ndahen për sportist, do të shfrytëzohen në mënyrën më irracionale të mundshme, në bashkëpunim me federatat do t’i gjejmë format ma adekuate, strategjitë më të mirë që jep rezultate më të mëdha për arritjen e normës olimpike“, përfundoi i pari i Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat