Moti gjatë vikendit, ftohtë e ngrica - Bota Sot
Moti gjatë vikendit, ftohtë e ngrica

Kosova

Moti gjatë vikendit, ftohtë e ngrica

Më: 5 janar 2019 Në ora: 09:34
Ilustrim

Fundjava në Kosovë do të jetë e ftohtë e me ngrica, gjë që do të shkaktojë vështirësi në trafik, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet në ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, duke e mbajtur këtë gjendje termike me vlera negative në dy vlerat ekstreme. Ngricat do të jenë prezente në gjithë territorin e vendit duke vështirësuar apo rrezikuar pjesëmarrësit në trafik”, thotë IHMK.

Pjesa jugore, jugperëndimore dhe juglindore do të jenë më të rrezikuar për shkak të reshjeve që ranë natën e së enjtes.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...