Halili: Kemi ngelur në fund të pusit, mjaft është luajtur me arsim

Kosova

Halili: Kemi ngelur në fund të pusit, mjaft është luajtur me arsim

Nga: A.Zh Më: 24 janar 2019 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Opinionisti Nijazi Halili, përmes një reagimi të dërguar në “Bota sot”, ka komentuar grevën në arsim në Kosovë, e cila po mbahet tash e tetë ditë.

Ai ka dalë kundër grevës, duke thënë se pagat e mësimdhënësve janë të kënaqshme dhe më të mirat në raon.

Sipas tij, duhet të mendohet për gjendjen e rëndë ekonomike të vendit.

Halili ka kërkuar nga SBASHK-u që të gjejë një modalitet apo formë tjetër për realizimin e kërkesave të tyre,  për ngritjen e pagave, e jo me humbje të orëve mësimore.

Reagimi i plotë:

 A  janë zgjidhje "Grevat në Arsim" - kemi ngelur në fund të pusit?

A po mendoni për prindërit e nxënëseve të cilët pjesa dërmuese janë pa punë ose të paktën janë të punësuar në ndonjë ndërmarrje private të cilët me shumë veshtërsi e sigurojnë kafshatën e bukës. E di se profesioni i arsimit është i shenjtë por ju lutem mendoni edhe për nxënësit dhe prindërit për të cilët askush nuk e qanë hallin.

Askush nuk është kundër arsimit, megjithatë po të analizohen pagat e tyre sinqerisht janë të kënaqshme  më të mirat në rajon.  Andaj, mendon pak për gjendjen e rende ekonomike të vendit ku mbi 90% e qytetareve janë duke jetuar nën stres dhe varfëri të skajshme. Kjo me të vërtetë është shqetësuese për te gjithë qytezave e vendit.

Unë,vijë nga fusha e arsimit dhe isha një ndër punëtorët e arsimit të viteve 90 që kemi punuar seriozisht në kushte shumë të vështira dhe me një gjendje të rënd politike, çdo ditë ishim të pasigurt, çdo ditë ishim të rrezikuar  nga policia serbe  pasi që i vetmi arsimi punonte asokohe i pavarur pasi që  nuk i përfillte plan programet e Serbisë duke i realizuar plan programet e Republikës së Kosovës.

Tani, shtrohet pyetja, a janë grevat zgjidhje e Problemit?

Mendoj, se grevat e tanishme të organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, SBASHK nuk janë zgjidhje e duhur e kërkesave të punëtoreve te arsimit, sepse kjo formë e bojkotimit shkon në dem të shoqërisë kosovare, andaj kërkesa në ketë forme të SBASHK nuk prodhojnë ndonjë efekte pozitiv, duke ditur se në ketë formë nxënësit dhe prindërit po pësojnë më së shumti.

Ju lutem SBASHK që të gjej një modalitet apo formë tjetër për realizimin e kërkesave të tyre, për ngritjen e pagave, e jo me humbje të orëve mësimore.

 Mjaftë është luajtur me arsim, që nga vitet e 90  nuk kemi arsim të mirëfilltë, e kjo po reflektohet edhe tani, ja pra ku janë rezultatet, kemi ngelur në fund të pusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat