Drejtorët e shkollave në Obiliq bëjnë thirrje për fillimin e procesit mësimor - Bota Sot
Drejtorët e shkollave në Obiliq bëjnë thirrje për fillimin e procesit mësimor

Kosova

Drejtorët e shkollave në Obiliq bëjnë thirrje për fillimin e procesit mësimor

Më: 29 janar 2019 Në ora: 14:44
Foto ilustruese

Kolegjiumi i drejtorëve të shkollave në Obiliq u ka bërë thirrje mësimdhënësve të që t’i kthehen procesit mësimor, ndërsa kanë sugjeruar që grevën ta vazhdojnë në ndonjë formë tjetër deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“SBASHK-u, të reflektojë, t’i jipet rast dialogut dhe të ndërpritet greva, përkatësisht, mësimdhënësit t’i kthehen procesit edukativo- arsimor, kurse një kërkesë të tyre të arsyeshme dhe të merituar për aspektin material, një të drejtë të tyre të garantuar për grevë, të përpiqen ta realizojnë në ndonjë formë tjetër, duke mos e dëmtuar një të drejtë elementare të fëmijëve, të drejtën për arsimim”.

Ata iu kanë bërë thirrje dhe institucioneve qendrore qe të reflektojnë dhe nëse lejojnë mundësitë buxhetore të dialogojnë me SBASHK-un, lidhur me kërkesat e tyre.

Kolegjiumi i Drejtorëve në Obiliq ka bërë me dije se tre ditë me radhë kanë mbajtur takime me prindër të gtë jitha shkollave dhe lokaliteteve të komunës së Obiliqit, duke thënë se 90 përqind e tyre kanë kërkuar që të rifiilojë procesi mësimor, ndërsa mësimdhënësit t’i vazhdojnë grevat për realizimin e kërkesave të tyre në forma të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...