Nënkryetarja e SBASHK-ut: Kemi rritje të koeficientit rreth 20 për qind

Kosova

Nënkryetarja e SBASHK-ut: Kemi rritje të koeficientit rreth 20 për qind

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme është arritur konsensuesi që mësimdhënësit të ndërprejnë grevën dhe që nga e hëna të fillojë mësimi i rregullt.

Marrëveshja e arritur mes Qeverisë dhe SBAShK është bërë pas përmbushjes së kërkesave të tyre për rrijen e koeficientit në Projektligjin për Paga.

Sipas nënkryetares së kësaj sindikate, Vjollca Shala koeficienti nuk është rritur për 30% po rreth 20%.

“Kjo marrëveshje është arritur që do të thotë se kemi për afrim të asaj që ka këkruar SBAShK në mënyrë të vazhdueshme. Kemi kërkuar që nga niveli 1,2 të kalojnë në nivelin 2, 3 dhe kjo që është arritur përmes kësaj marrëveshje. Nuk është plotësuar plotësisht kërkesa për rritje të koeficietit prej 30% mirëpo nëse e marrim parasysh sektorin e arsimit kemi ngritje të koeficientit dikun rreth 20%”, tha ajo në një intervistë për Zëri.

Tutje ajo shtoi se mësimdhënësit e kanë mirëpritur vendimin e ndërprerjes së grevës.

Shala tha se me ligj nuk është e paraparë që të kompensohen orët e humbura, por kjo do të varet nga mësimdhënësit.

“Sipas ligjit për greva nuk shihet kompensimi I orëve të humbura gjatë kësaj kohë, por gjithsesi ne do të bashkëpunojmë më mësimdhnësit dhe nëse ata e kanë vullnetin për këtë gjë, shpresojë që kjo të ndodh”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat