Kujdes! Ky profil po shantazhon dhe kërcënon vajzat në Facebook

Kosova

Kujdes! Ky profil po shantazhon dhe kërcënon vajzat në Facebook

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Shpesh rrjetet sociale kanë qenë cak i shantazheve dhe kërcënimeve të ndryshme, të tilla raste kanë ndodhur jo rrallë herë edhe në vendin tonë.

E më një profil ‘fake’ dikush po e bën të njëjtën gjë ditëve të fundit në Kosovë.

Duke përdorur emrin “Leta Shemsiu” madje me fotografi të huaja, një person po paraqet rrezik për femrat.

Madje që të ketë kujdes dhe mos të bien pre e këtyre mashtrimeve, përmes profilit të tij social Facebook ka bërë thirrje edhe ish-anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës, Mentor Hoxhaj.

Image

“KUJDES!!!
Profili i meposhtem po shantazhon dhe kercenon vajzat ne Facebook!
Mos e pranoni!
Raportojeni dhe bllokojeni”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat