As këtë të shtunë nuk u mbajt mësim - Bota Sot
As këtë të shtunë nuk u mbajt mësim

Kosova

As këtë të shtunë nuk u mbajt mësim

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Ani pse drejtoria Komunale e Arsimit ka vendosur që të zëvendësohen orët e humbura, një gjë e tillë në praktikë nuk po shihet. Edhe këtë të shtune, nuk është mbajtur mësim. E këshilli i prindërve thonë se ata vazhdimisht po kërkojnë nga përgjegjësit që fëmijët e tyre t’i rikompensojnë orët

Do të duhej të ishin në mësim. Mirëpo, këta nxënës këtë të shtune po luajnë jashtë shkollës.

Kjo pasi që vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura nuk po respektohet.

Por dyert e shkollës “Faik Konica” sipas drejtoreshës, Gjylie Balaj janë të hapura për nxënësit.

E numri i mësimdhënësve dhe nxënësve që vijnë për të mbajtur orë shihet të jetë i vogël.

Mirëpo, jo çdo shkollë në kryeqytet po organizon proces mësimor.

Mirëpo, Kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti ka thënë që edhe ata kanë kërkuar që këtë të shtunë të mbahet mësimi.

E të premten, DKA në Prishtinë ka marrë vendim që të shtunën të mbahet mësim. Duke thënë që të gjitha shkollat të zëvendësojnë një orë të humbur gjatë grevës.

Ndërkaq, Sindikata e Bashkuar për Arsim po bën apel tek mësimdhënësit që të mos zëvendësojnë orët që kanë humbur gjatë grevës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...