Veseli: Zhvillimi ekonomik arrihet përmes ndërmarrjeve prodhuese

Kosova

Veseli: Zhvillimi ekonomik arrihet përmes ndërmarrjeve prodhuese

Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:50
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Fabrikën “Bunjamini” në Mitrovicë, për të parë nga afër efektet e reformave fiskale për bizneset prodhuese kosovare.

Ai tha se nuk ka vend më të mirë se para kësaj fabrike, për të përcjellë mesazhin e politikave kombëtare për zhvillim ekonomik, i cili, sipas tij, arrihet vetëm nëpërmjet ndërmarrjeve të tilla.

“Njerëz si Afrimi do të kenë përkrahje dhe prioritet nga institucionet. Afrimi është një patriot i vërtetë, sepse mban 70 familje dhe nuk lejon të rinjtë që të braktisin vendin. Është obligim i yni që t’u shërbejmë taksapaguesve dhe njerëzve që punojnë”, theksoi Veseli.

Ai ftoi ndërmarrësit në diasporë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, ngase, siç tha Veseli, Kosova është vend i sigurt, ku mund të investohet.

Pronari Afrim Shabani tha se në fabrikën e tij janë të punësuar 70 punëtorë, ndërsa u shpreh i kënaqur për ndihmën nga institucionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat