6 shtëpi të reja për 6 familje me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Klinës - Bota Sot
6 shtëpi të reja për 6 familje me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Klinës

Kosova

6 shtëpi të reja për 6 familje me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Klinës

Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:34
Pamje nga takimi

Më mirë së kaq nuk ka mundur të fillojë dita, për mua si kryetar, dhe 6 familje të Klinës, që ende jetojnë në kushte shumë të vështira të banimit, por që shumë shpejt do të marrin çelësat e shtëpive të reja.

Për këtë, sot me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi, me qëllim të ndërtimit të 6 shtëpive të reja për familjet me kushte të rënda ekonomike, të cilat nuk kanë kushte minimale të banimit, ku komuna do të financojë rreth 30% të projektit.

Duke falënderuar humanistin e madh, Halil Kastratin, dhe përfaqësuesit e Shoqatës, për këtë bashkëpunim që ndikon në përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe sjellë gëzim, jo vetëm te familjet përfituese, por edhe te gjithë ne, kam përgëzuar për punën e palodhshme dhe humanitetin e dëshmuar, duke ndihmuar familjet në nevojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...