Përmes këtij neni, vetëm kompanitë e sigurimeve në Kosovës kanë qenë të obliguara që nga 1 për qind e primit nga shitja e Policave të Sigurimit të ndajnë për Kryqin e Kuq.
Duke e konsideruar si diskriminues, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, duke gjetur praktika të njëjta si në Kosovë, ka adresuar ankesat tek institucionet e vendit, e ku Kushtetuesja ka shpallur në tërësi të pranueshme kërkesën, duke e shpallur nenin në fjalë të pavlefshëm.
Në vendimin e gjykatës, i cili sot iu është dërguar drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës thuhet se gjykata vendos ta shpallë paragrafin 1.7 të nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 (Barazia para ligjit), nenin 119 (Parimet e Përgjithshme) si dhe nenin 46 (Mbrojtja e Pronës) të Kushtetutës.
Më tutje në nenin 3 thuhet se gjykata vendos në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës që paragrafi 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës është i pavlefshëm nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi.
Drejtori Mazreku thotë se më në fund po korrigjohet një padrejtësi dhe një diskriminim.
“Ligji për Kryqin e Kuq të Kosovës është identik me atë të shtetit të Kroacisë. Falë një angazhimi të madh unë iu kam ofruar dëshmi të bollshme se një praktikë e tillë kohë më parë është cilësuar si antikushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kroacisë. Nga sot përfundimisht kompanitë e sigurimeve do të trajtohen njëjtë si gjithë kompanitë tjera që operojnë në Kosovë”, ka thënë drejtori Mazreku.