Ahmeti: Toka e KRU Prishtina tek Fusha e Pajtimit, është afër të kalojë në pronësi të Komunës

Kosova

Ahmeti: Toka e KRU Prishtina tek Fusha e Pajtimit, është afër të kalojë në pronësi të Komunës

Nga: A.SH Më: 4 prill 2019 Në ora: 10:39
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dha një lajm të mirë për Fushën e Pajtimit, duke thënë se, toka e KRU Prishtina tek Fusha e Pajtimit është tepër afër të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës, përcjellë “Bota Sot”.

Sipas tij, kërkesa ka kaluar disa procedura por pritet të aprovohet nga Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike e pastaj edhe tek Qeveria e Kosovës.

Asyesja e kësaj këskese është se, kjo tokë ka kapacitet të absorboj një çerdhe apo shkollë, një park dhe një fushë sportive. Shtoja kësaj edhe faktin se banorët e banesave sociale te Fusha e Pajtimit do kenë qasje të menjëhershme te kjo infrastrukturë e re.

Postimi i plotë:

Një lajm jashtëzakonisht i mirë për Fushën e Pajtimit

Toka e KRU Prishtina tek Fusha e Pajtimit është tepër afër të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës. Vitin e kaluar e kemi bërë këtë kërkesë pranë MZHE-së e KRU Prishtinës. Kemi pasur edhe shumë takime. Këto ditë Bordi i KRU Prishtinës e ka aprovuar këtë kërkesë. Tash çështja do kalojë pranë Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike për aprovim e pastaj tek Qeveria e Kosovës. Shpresoj që këto dyja po ashtu ta aprovojnë këtë kërkesë.

Arsyeja është e thjeshtë. Kjo tokë ka kapacitet të absorboj një çerdhe apo shkollë, një park dhe një fushë sportive. Shtoja kësaj edhe faktin se banorët e banesave sociale te Fusha e Pajtimit do kenë qasje të menjëhershme te kjo infrastrukturë e re.

Shumë faleminderit KRU Prishtina e MZHE për gjithë përkrahjen që e keni ofruar deri më tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat