Moti për javën e ardhshme - Bota Sot
Moti për javën e ardhshme

Kosova

Moti për javën e ardhshme

Më: 7 prill 2019 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo gjendje meteorologjike do të kushtëzojë mot me vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Këto reshje parashihet të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, por intensiteti i tyre si gjithherë nuk do të jetë i njëjtë, për shkak të specifikave klimatike që ka vendi ynë.

Po ashtu, në fushat termike, sidomos në temperaturat maksimale do të ketë rënie të theksuara, ku ditën e martë maksimalet nuk do të kalojnë vlerat mbi 12 gradë Celsius.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve, parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...