Kurti ka pritur në selinë e Vetëvendosjes studentë nga India

Kosova

Kurti ka pritur në selinë e Vetëvendosjes studentë nga India

Nga: A.SH Më: 9 prill 2019 Në ora: 11:01
Albin Kurti

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një statusi në facebook, ka treguar se, në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka pritur mbrëmë studentë me origjinë nga India.

Ai tha se, studentët ishin të interesuar të mësojnë më tepër për situatën aktuale në Kosovë dhe pikëpamjet e Lëvizjes rreth zhvillimeve të fundit.

Postimi i plotë:

Në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mbrëmë prita në takim katër studentë nga Universiteti i Erfurt-it në Gjermani dhe profesorin e tyre, Dr. Siddharth Tripathi, me origjinë nga India. Studentët ishin nga katër vende të ndryshme të botës: Paula Germana, nga Peru, Dong Ngoc Yen, nga Vietnami, Sophia Kristina Tomany, nga ShBA-të, dhe, Sushobhan Parida, nga India.

Këta studentë janë duke specializuar në studime të paqes dhe konflikteve, dhe ishin shumë të interesuar të mësojnë më tepër për situatën aktuale në Kosovë dhe pikëpamjet e Lëvizjes rreth zhvillimeve të fundit. Diskutuam për tema të ndryshme, nga gjeopolitika te socio-ekonomia, nga aktivitetet dhe karakteri i Lëvizjes sonë tek e ardhmja e Bashkimit Evropian dhe e Ballkanit në të.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat