Skenderaj: Varroset personi që u dogj në veturë

Kosova

Skenderaj: Varroset personi që u dogj në veturë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot iu dha lamtumira e fundit Ilir Zeqirit.

Zeqiri, i cili u gjet i vdekur mbrëmë në makinën e tij, u varros sot në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Viktima u gjet i djegur bashkë me makinën e tij, mbrëmjen e së hënës në Prekaz të Epërm.

Nga policia kanë bërë të ditur se po dyshohet se ai fillimisht ishte vrarë e më pas u dogj, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armë.

Sipas prokurorit të rastit hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshimet për veprën penale ‘vrasje e rëndë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat