Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme - Bota Sot
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Më: 25 prill 2019 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius, por se do të ketë edhe reshje shiu.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat ditën e shtunë pritet të shoqërohen me reshje shiu. Reshjet të intensitetit mesatar priten në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse në pjesë tjera të territorit priten reshje të intensitetit të dobët”.

“Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius”.

“Shtypja atmosferike do të shënojë rënie graduale por nuk do të bien nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...