Kamenica me urdhëresë për menaxhimin e mbeturinave

Kosova

Kamenica me urdhëresë për menaxhimin e mbeturinave

Nga: A.SH Më: 26 prill 2019 Në ora: 13:54
Qyteti Kamenicës

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, qytetarëve të kësaj komune iu ka bërë me dije se duhet bërë menaxhimi i mbeturinave, duke parë nivelin e mbeturinave të krijuara nga subjektet afariste dhe ndërrmarrjet tjera.

Ai përmes facebook, iu ka dhënë afat deri më 5 maj të po këtij viti që duhet ta rregullojnë çështjen për dorëzimin e mbeturinave në kompanitë e licensuara për trajtimin dhe deponimin e tyre.

Ata të cilët nuk e zabtojnë këtë urdhëresë do të merren masa konform dispozitave ligjore në fuqi.

Postimi i plotë:

Duke parë nivelin e mbeturinave të krijuara nga subjektet afariste dhe ndërmarrjet e tjera shërbyese, lëshohet kjo urdhëresë për menaxhimin e mbeturinave që krijohen nga produktet e tyre.

Deri më datën 5 maj 2019 të gjitha subjektet afariste dhe ndërmarrjet shërbyese, duhet ta rregullojnë çështjen për dorëzimin e mbeturinave në kompanitë e licensuara për trajtimin dhe deponimin e tyre.

Të gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të merren masa konform dispozitave ligjore në fuqi.

#TaRuajmëAmbientin?☘️

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat