Në Kosovë do të organizohen Kampet Rinore sipas modelit amerikan

Kosova

Në Kosovë do të organizohen Kampet Rinore sipas modelit amerikan

Më: 30 prill 2019 Në ora: 09:54
Në Kosovë do të organizohen Kampet Rinore sipas modelit amerikan

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë vizitës në Çikago të ShBA-së ka marrë mbështetjen e zyrtarëve më të lartë të organizatës rinore YMCA-së në ShBA për organizimin e Kampeve Rinore sipas modelit dhe programit të ShBA-së, njofton MKRS përmes një komunikate për media.

Gashi, në ditën e fundit të qëndrimit në Çikago është takuar me Tom Valentine, zv. President i YMCA-së për marrëdhënie me jashtë, nga i cili ka marrë mbështetje që Kosova të ndërtojë kamp rinor me modelin dhe programet e ShBA-ve.

Kosova, do të jetë vendi i vetëm në Ballkan ku YMCA do të ketë Kampin Rinor.

Ministri ka njoftuar se gjatë qëndrimit në ShBA takoi Tom Valentine, zv. President i YMCA-së për marrëdhënie me jashtë, një mbështetës i fuqishëm i Kosovës.

“Padyshim që përkushtimi i përfaqësuesve amerikanë do të jetë garantuesi kryesor për suksesin e kësaj organizate edhe në vendin tonë. Kosova po bëhet shteti i vetëm në Ballkan ku YMCA-ja do të ketë Kampin Rinor me modelin dhe programet e ShBA-ve”.

Vizita e ministrit Gashi në Amerikë u realizua në kuadër të angazhimeve të ministri për fuqizimin e rolit të rinisë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat