Qytetari gjen dokumentacionin që i humbi motoristit për 1 maj, kërkon ndihmë për gjetjen e pronarit

Kosova

Qytetari gjen dokumentacionin që i humbi motoristit për 1 maj, kërkon ndihmë për gjetjen e pronarit

Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:22
Ilustrim

Ndonëse është dita e Punës, për 1 maj, shumica e qytetarëve të Kosovës për dallim nga vendet tjera, dalin të festojnë.

E pikërisht me 1 maj, të mërkurën një qytetari i kanë humbur dokumentat e motorit ‘Kawasaki’.

Personi që i ka gjetur këto dokumenta, ka thënë për mediat vendore se po mundohet të gjej përmes rrjeteve sociale pronarin e motorit, por nuk po arrin.

Ai ka dërguar fotografi të dokumentave në redaksi, duke shpresuar që pronari do ta lexojë artikullin dhe të lajmërohet për t’i marrë.

Ky qytetar thotë se dokumentat i ka gjetur në dalje të Vitisë, përkatësisht në rrugën për Ferizaj.

Ai thotë se motoristi ishte para tij duke qarkulluar me motor dhe se e ka parë momentin kur dokumentat i ranë në tokë, por që nuk arriti ta lajmëronte atë.

Nëse njihni këtë personi, lajmërohuni. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat