Moti për katër ditët e ardhshme në Kosovë, priten befasira - Bota Sot
Moti për katër ditët e ardhshme në Kosovë, priten befasira

Kosova

Moti për katër ditët e ardhshme në Kosovë, priten befasira

Më: 8 maj 2019 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Mot i ndryshueshëm me shi dhe diell deri në fundjavë. Ditën e shtunë më ngrohtë. Në fillim të javës së ardhshme freskët dhe me shi.

“8.05.2019 – Mot i paqëndrueshëm me vransira dhe reshje lokale shiu pritet të mbajë edhe ditëve të ardhshme, pasiqë turbullira nga Atlantiku po depërtojnë mbi rajonin tonë.

Ditën e shtunë, pritet përkohësisht të kemi kthjellime, me mot më të ngohtë dhe intervale më të gjata me diell.

Nga dita e diel, një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Itali, e më pas në fillim të javës edhe mbi vendin tonë, që do të sjell mot të freskët dhe reshje më intenzive shiu.

9.05 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten reshje lokale shiu.

10.05 – Në mëngjes pjesërisht me vransira. Ditën vransirat do të shtohen. Priten reshje lokale shiu me bubullima.

11.05-12.05 – Të shtunën në mëngjes në ultësira mjegullinë. Ditën më ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën e diel, kryesisht me vransira e orëve të mbrëmjes me erë. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me bubullima.

13.05 – Më freskët, kryesisht vranët dhe me shi.

Temperaturat gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare, por nga dita e diel sërish do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, ndërsa ato maksimale nga 15C deri në 21C, ditën e shtunë.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 3-12m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje, e në fillim të javës së ardhshme sërish do të pësojë rënie”, njofton Prishtina Weather.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...