Ahmeti: E festojmë Ditën e Evropës dhe jemi vendi më i izoluar

Kosova

Ahmeti: E festojmë Ditën e Evropës dhe jemi vendi më i izoluar

Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:57
Shpend Ahmeti

Partia Socialdemokrate (PSD) ka shënuar njëvjetorin e themelimit.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, u shpreh i quditur se si shteti i Kosovës pushon ditën e Evropës kur ende nuk është pjesë e shtëpisë evropiane.

“Çuditërisht e festojmë Ditën e Evropës dhe jemi vendi më i izoluar. Në vend se të punojmë më 9 maj për Evropën, ne e bëjmë pushim. Ua uroj Ditën e Evropës gjithë atyre që pajtohen me neve se synim kryesor është të bëhemi anëtarë të shtëpisë evropiane”, tha Ahmeti.

Ai tha se PSD-ja sot nuk mbush 1 vjet, pasi që ajo është themeluar më 1990, por sot shënohet 1 vjetori i riaktivizimit.

“Ne jemi për ta rrëzuar këtë Qeveri, e kemi thënë nga dita e parë. Jemi të vetmit që i kemi deponuar nënshkrimet, ne do punojmë të dalim në zgjedhje, le të i sjellin edhe ata nënshkrimet se çdo ditë që vazhdon kjo Qeveri nuk tregon rezultate për mirëqenien e qytetarëve”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka përmendur nepotizimin e lartë në Kosovë, ku shumë herë personat profesionistë lihen anash që të punësohen militantë partiak.

“Qeveritë e tilla me nepotiziëm nuk punojnë për qytëtarët, por për interesat e tyre të ngushta”, tha ai.

Ahmeti tha se janë bërë shumë akuza ndaj PSD-së për ndarjen nga VV-ja, por që kjo ka ndodhur për shkak që ideali për të cilin kishin qëllim nuk ishte më i njëjti.

“Ne jemi të vetdijshëm që qytetarët janë të zhgënjyer me këtë ndarje. Edhe ne kemi qenë të mërzitur, por kur flasim për arsye te ndarjes mos i besoni atyre që thonë se e kemi bërë për interesa, i tërë stafi nuk e lëshon për interes. Ideali që kemi hyrë nuk ka qenë më i drejtë. Do të punojmë që t’ju tregojmë se ne nuk kemi ndryshuar në konceptet tona dhe nuk do heshtim nga çfarëdo akuze e pavërtete qe thuhet për ne”, tha ai.

Ahmeti ka përmendur edhe të arriturat e tij në krye të Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat