Paralajmërimi për vrasjen e ariut, reagon ministria e mjedisit

Kosova

Paralajmërimi për vrasjen e ariut, reagon ministria e mjedisit

Më: 11 maj 2019 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Leutrim Sahiti, ka reaguar ndaj lajmit se është vendosur që ariu i qytetit të Prizrenit të vritet.

Ai përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ariu është i mbrojtur me ligj dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet të vritet.

“Ariu është i mbrojtur me ligj dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet të vritet. Pa dilema Ariu nuk do të mbytet” shkroi Sahiti në Facebook.

Ky reagim vjen pasi që sot gjatë ditës, u njoftua se është vendosur që Ariu i Prizrenit do të vritet.

Egzon Elshani sot gjatë ditës ka thënë se Inspektorati i Agjencionit të Pyjeve, ka dhënë autorizim për vrasjen e këtij ariu, dhe një gjë e tillë pritet të bëhet brenda 15 ditëve.

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa dite në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.

Ky ari “problematik” ia kishte ngrënë thuajse të gjithë banorëve të fshatit delet. Ariun banorët e kishin raportuar edhe në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat