Skenderaj përkujton dëshmorin Halim Brahimi

Kosova

Skenderaj përkujton dëshmorin Halim Brahimi

Më: 20 maj 2019 Në ora: 20:38
Pamje nga vizita

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vendosur kurora lulesh te varri i dëshmorit të luftës çlirimtare të Kosovës Halim Brahimi.

“Me respekt dhe mirënjohje kujtojmë sot, në 20-vjetorin e rënies së dëshmorit Halim Brahimi, si një luftëtar sypatrembur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me fisnikëri kreu obligimin ndaj atdheut, duke rënë heroikisht në fushën e nderit, në emër të lirisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorit Halim Brahimi dhe të gjithë heronjve tjerë”, shkruan Jashari në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat