Në po këtë datë 27 vite më parë, Kosova filloi të merrte fatin e saj në duart e veta kur Ibrahim Rugova ishte zgjedhur Kryetar i Republikës së Kosovës.
Ndërsa, kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri përmes një postimi në postimi në Facebook ka rikujtuar këtë datë duke shkruar se, Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës nga errësira e robërisë drejt dritës së lirisë.
Postimi i plotë:
Më 24 maj 1992, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh për herë të parë President i Kosovës. Ai udhëhoqi popullin e Kosovës nga errësira e robërisë drejt dritës së lirisë, mu si është ilustruar në këtë foto! E paperseritshme si foto ashtu edhe personazhi ne të!