“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Skenderajt ndërtojnë edhe pesë shtëpi për familjet në nevojë

Kosova

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Skenderajt ndërtojnë edhe pesë shtëpi për familjet në nevojë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:32
Halil Kastrati

Kryetari i Komunës së Skenderajt,Bekim Jashari së bashku me humanistin Halil Kastratin nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” si dhe drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, si kryetar i komisionit komunal për përzgjedhjen e familjeve, kanë vizituar sot 5 familjet në komunën e Skenderajt, të cilat jetojnë në kushte tejet të vështira, për t’ua kumtuar lajmin për fillimin e ndërtimit të shtëpive të reja.

Jashari pas vizitave tek secila familje, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ato jetojnë në kushte shumë të vështira të banimit dhe është tepër e rëndë për t’u ballafaquar me atë çfarë kanë parë tek ato famljet.

Postimi i plotë:

Dita nis me vizita tek familjet që, megjithëse shumë miqësore, jetojnë në kushte shumë të vështira të banimit dhe është tepër e rëndë për t’u ballafaquar me atë çfarë pamë e gjetëm.

Megjithatë, dërguam lajme të mira tek Selman Azemi nga Açareva, Hatiqe Hoti nga Turiqeci, Halim Smakaj nga Kllodernica, Skender Kajtazi nga Vitaku dhe i riu Shkelzen Xheloshi nga Qubreli, që për rastësi me lajmin e mirë, datëlindja e tij e 11-të, po shënohet me lajmin për fillimin e ndërtimit të shtëpisë edhe për familjen e tij.

Bashkërisht me humanistin Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ishim për vizitë tek secila këto 5 familje, për t’i njoftuar për një jetë të re që do të fillojë shumë shpejt.

Për dijeninë e të gjithëve, këto familje absolutisht meritore për shtëpi të reja, janë përzgjedhur nga komisioni i Komunës, ndërkaq financimi i projektit do të bëhet nga buxheti i Komunës dhe “Jetimat e Ballkanit”.

Përveç këtyre 5 shtëpive, janë edhe 20 të tjera që do të ndërtohen, në bazë të marrëveshjes që kemi ne si Komunë me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Faleminderit, humanistit Halil Kastrati dhe të gjithë donatorëve zemërmirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat