Demokracia Studentore reagon ndaj mediave serbe

Kosova

Demokracia Studentore reagon ndaj mediave serbe

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:33
Demokracia Studentore

Demokracia Studentore për mes një komunikate për media ka reaguar ndaj shkrimeve të mediave serbe se mbrapa kërkesës së tyre që kisha e vendosur në kampusin e Universitetit të Prishtinës qëndron Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore tha se kjo kërkesë ka qenë e studenteve dhe ju ka adresuar të gjitha institucioneve që ta përkrahin.

Duke e quajtur objekt të vendosur me dhunë, ai thotë se objekti i plotëson të gjitha kriteret të funksionojë si muze e krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

“Pasi që është vendosur me dhunë dhe duhet ta simbolizojë dhunën dhe prapa kërkesës tonë qëndrojnë vetëm studentët dhe opinioni që na ka përkrahur vazhdimisht”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat