Nesër mot me diell, nga e hëna priten ndryshime të temperaturave - Bota Sot
Nesër mot me diell, nga e hëna priten ndryshime të temperaturave

Kosova

Nesër mot me diell, nga e hëna priten ndryshime të temperaturave

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 00:22
Foto

Në fundjavë nxehtë me intervale më të gjata me diell. Javën e ardhshme rënie e lehtë e temperaturave me mundësi për shtrëngata me shi

Në fundjavë mbi rajonin tonë do të shtrihen fusha më stabile me masa të ngrohta ajrore, të cilat do të kushtëzojnë mot më të nxehtë dhe intervale më të gjata me diell.

Nga dita e diel, fusha jostabile me masa më të freskëta ajrore nga Atlantiku, gradualisht do të depërtojnë mbi vendin tonë, që do të sjellin mot të paqëndrueshëm, me zhvillime edhe të shtrëngatave me shi, kryesisht orëve të pasdites.

Dhe derisa Europa perëndimore dhe qendrore do të përballet me temperatura të larta gjatë javës së ardhshme, mbi vendin tonë temperaturat do të zbresin përreth vlerave normale për këtë periudhë kohore.

22.06 – Nxehtë. Kryesisht me diell. Pasdite vonë rreth viseve malore, në perëndim të vendit, mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
23.06 – Nxehtë. Kryesisht me diell. Pasdite zhvillime të vranësira, e vende-vende priten shtrëngata të izoluara me shi.
24.06-25.06 – Të hënën, më freskët, me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e martë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima.
26.06 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare, e më pas në fillim të javës do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e ato maksimale në fundjavë do të arrijnë deri në 31C, e në fillim të javës mund të zbresin në 24C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 1-8m/s, me hove deri në 12m/s. Në fillim të javës do të ndryshojnë drejtimin nga verilindja me shpejtësi 3-8m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e në fillim të javës do të shënojë rritje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...