Fillon puna në rehabilitimin e hekurudhave

Kosova

Fillon puna në rehabilitimin e hekurudhave

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:41
Foto ilustruese

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot merr pjesë në fillimin e punimeve në rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-ë hekurudhore, Prishtinë –  Hani i Elezit.

Të ftuar për të marrë pjesë kanë qenë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, mirëpo për shkak se ndodhen jashtë vendit nuk mund të jenë prezent.

Ky aktivitet do të mbahet në stacioni hekurudhor në Fushë Kosovë prej orës 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat