Ismaili inspekton punimet në Qendrën e Mjekësisë Sportive

Kosova

Ismaili inspekton punimet në Qendrën e Mjekësisë Sportive

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 07:38
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot pritet të inspektojë punimet në Qendrën e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në kuadër të kompleksit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në ditën kur ishte vënë gurthemeli, me 20 qershor të vitit të kaluar, Ismaili ishte zotuar se do të jetë personalisht ai i cili do të ndjekë nga afër punimet në këtë qendër me interes të madh për sportistët në mënyrë që punimet të përfundojnë me kohë.

Ky projekt është paraparë të përfundojë brenda vitit 2021.

Qendra e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim është e shtrirë në një sipërfaqe prej 6297 metrash katrorë dhe realizimi i saj pritet të kushtojë 4.8 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat