Ministria e Bujqësisë investon në sistemin e ujitjes në Malishevë - Bota Sot
Ministria e Bujqësisë investon në sistemin e ujitjes në Malishevë

Kosova

Ministria e Bujqësisë investon në sistemin e ujitjes në Malishevë

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:51
Pamje nga takimi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të investojë në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ujitjes në Komunën e Malishevës, me qëllim të rritjes së rendimenteve në prodhimtarinë bujqësore dhe në zvogëlimin e dëmeve të mundshme që shkaktohen nga temperaturat e larta dhe thatësira.

Për realizimin e këtij projekti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Komunën e Malishevës, për të mundësuar kështu ndërtimin e kanalit të ujitjes në fshatin Banjë të kësaj komune.

Me këtë rast, ministrja e MBPZhR-së, Dijana Zivic, ka treguar se deri më tash kjo ministri ka arritur të ndërtojë kanale të ujitjes dhe të zgjerojë shumë sisteme  ekzistuese nëpër të gjitha komunat e Kosovës e këto investime ajo tha se do të vazhdojnë t’i bëjnë në vazhdimësi edhe në vitet e ardhshme.

“Përfshirja e sipërfaqeve të reja nën ujitje përbën prioritet për ministrinë dhe  investimet për rregullimin e sistemeve të ujitjes do të vazhdojnë të bëhen edhe në të ardhmen”, ka thënë Zivic.

Në anën tjetër, Ragip Begaj, kryetar i Komunës së Malishevës, ka vlerësuar këtë projekt, duke thënë se investimet e tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e  bujqësisë në këtë komunë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...