Dhurata Hoxha fton sportistët të jenë pjesë e Javës evropiane të sportit 2019

Kosova

Dhurata Hoxha fton sportistët të jenë pjesë e Javës evropiane të sportit 2019

Nga: Z.B Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:46
Pamje nga takimi

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas vizitës në Qendrën multifunksionale “Omnisport” në Mitrovicë, ka ftuar sportistët e vendit të bëhen pjesë e Konkursit në javën Evropiane të sportit 2019, përcjell “Bota sot”.

Hoxha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook e cila ka shkruar se Mitrovica ka qenë prijëse dhe kampione e shumë sporteve në vendin tonë.

“Para se të kërkojmë suksese, na duhet të krijojmë kushte. Kjo qendër, ofron kushte të mira për suksese të sportit në Mitrovicë, vendin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Duke vizituar Qendrën multifunksionale “Omnisport” në Mitrovicë, ua bëra të ditur se tashmë është i hapur Konkursi #BeActive Aëards, që është fokusi i Javës Evropiane të Sportit 2019.
Aplikimet për këto kategori mund të dorëzohen në Komisionin Evropian nga Organet Kombëtare Koordinuese ose Partnerët e Javës Evropiane të Sportit nga 1 korriku 2019 deri më 2 gusht 2019.
Mitrovica ka qenë prijëse dhe kampione e shumë sporteve në vendin tonë. Para se të kërkojmë suksese, na duhet të krijojmë kushte. Kjo qendër, ofron kushte të mira për suksese të sportit në Mitrovicë, vendin tonë dhe më gjerë.
Tre kategoritë e çmimeve, në nivelin e BE-së, janë:
#BeActive Aëard për Arsim
#BeActive Workplace Aëard
Çmimi #BeActive Local Hero
Qëllimi i çmimit nga KE, është të lavdërojë projektet mbështetëse dhe individët e dedikuar për promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik në të gjithë Evropën. Duke u bazuar në sukseset e 2017 dhe 2018, çmimet #BeActive do të dorëzohen nga Komisionari Navracsics në Budapest (2019 Kryeqyteti Evropian i Sportit) më 18 tetor 2019.
https://ec.europa.eu/sport/ëeek_en

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat