A do të ketë stuhi në Kosovë? – Ja çfarë moti na pret ditët në vazhdim - Bota Sot
A do të ketë stuhi në Kosovë? – Ja çfarë moti na pret ditët në vazhdim

Kosova

A do të ketë stuhi në Kosovë? – Ja çfarë moti na pret ditët në vazhdim

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 22:00
Ilustrim

Në ditët në vazhdim do të përballemi me mot të ndryshueshëm.

Rajoni është përfshirë nga stuhitë, por gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas Prishtina Weather, ditët e fundit të këtij muaji do të jenë të freskëta dhe me reshje shiu.

Mirëpo, që nga dita e parë e muajit gusht do të ketë ngritje të temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15C deri në 18C, e ato maksimale, të hënën do të zbresin deri në 25C, por nga dita e mërkurë do të rriten në 30C deri 33C.

Njoftimi i plotë i Prishtina Weather pa ndërhyrje:

Ditët e fundit të muajit korrik fillojnë me mot të freskët dhe reshje lokale shiu.

Nga e mërkura sërish nxehtë dhe kryesisht me diell.

28.07.2019 – Një vorbull ciklonike nga Atlantiku që do të depërtojë mbi rajon sonte dhe ditës së nesërme, do të kushtëzojë në vendin tonë mot më të freskët dhe të paqëndrueshëm, me reshje lokale shiu.

Mirëpo, me kalimin e kësaj vorbulle nga rajoni ynë, nga dita e mërkurë, sërish pritet të shtrihen fusha më stabile dhe masa më të nxehta ajrore nga Mesdheu, që do të sjellin mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

29.07 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, e pasdite edhe me bubullima.

30.07 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

31.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët., me intervale më të gjata me diell. Pasdite vende-vende mundësi për riga shiu.

1.08-2.08 – Ditëve të para të muajit gusht, nxehtë, kryesisht me diell. Të enjten pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, por nga dita e mërkurë sërish do të rriten mbi vlera mesatare.

Minimale do të luhaten nga 15C deri në 18C, e ato maksimale, të hënën do të zbresin deri në 25C, por nga dita e mërkurë do të rriten në 30C deri 33C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje rreth vlerave normale. 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...