Parashikimi i motit në vendin tonë - Bota Sot
Parashikimi i motit në vendin tonë

Kosova

Parashikimi i motit në vendin tonë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 00:50
Ilustrim

Ditët e para të muajit gusht me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Në fundjavë rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje lokale shiu.

Ditëve të para të muajit gusht vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, e nga Afrika veriore do të depërtojnë rryma të nxehta ajrore, që do të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe të nxehtë.

Mirëpo, orëve të pasdites mbeten mundësi për riga lokale shiu me bubullima, kryesisht rreth viseve malore.

Në fundjavë turbullira nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që pritet të sjellin mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi, e masa më të freskët ajrore, që do të depërtojnë nga verilindja e kontinentit do të zbresin lehtë temperaturat përreth vlerave mesatare.

1.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
2.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
3.08-4.08 – Të shtunën kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Ditën e diel, pjesërisht vranët, e pasdite mundësi për riga lokale shiu.
5.08 – Kryesisht me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten mbi vlera mesatare, e në fundjavë do të pësojnë rënie. Minimale do të luhaten nga 13C deri në 18C, e ato maksimale, do të rriten në 30C deri 33C, e në fundjavë do të zbresin deri në 26C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare krahu veriore 2-7m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...