Obiliqi me rrugë të reja - Bota Sot
Obiliqi me rrugë të reja

Kosova

Obiliqi me rrugë të reja

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Milloshevë – Plemetin, dhe asfaltimin e rrugës Palaj – Ljathishtë, komuna e Obiliqit.

Ai vizitoi nga afër edhe asfaltimin e segmentit të dytë të rrugës Nacionale N2, segmenti Nadakoc – Smrekonicë.

Kadriu, operatorëve ekonomik ua përcolli mesazhin e ministrit Pal Lekaj, se punimet duhet të realizohen me cilësi të lartë dhe sipas dinamikës e parametrave të parapara me kontratë.

Rruga Milloshëvë – Plemetin është e gjatë afër 2 kilometra dhe kosto e saj është 152 mijë euro. Ajo Palaj- Lajthishtë ka gjatësi mbi 2.2 kilometra dhe vlera e investimit është mbi 330 mijë euro. Të dy këto rrugë janë investim i MIT dhe po realizohen në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes ministrisë dhe komunës së Obiliqit.

Kurse segmenti i dytë i rrugës Nacionale N2, Nadakoc – Smrekonicë ka gjatësi 2.5 kilometra dhe ka vlerë investive afër dy  milionë euro dhe është pjesë e investimit të zgjerimit të rrugës Nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...