Mobilizohet Vetëvendosje, fton bashkëatdhetarët për bashkëbisedim në park të qytetit

Kosova

Mobilizohet Vetëvendosje, fton bashkëatdhetarët për bashkëbisedim në park të qytetit

Nga: V.R Më: 12 gusht 2019 Në ora: 22:15
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve të cilët gjenden ne Kosovë për një bashkëbisedim të drejtpërdrejt në parkun e qytetit, shkruan “Bota sot”.

Postimi zyrtar i Lëvizjes:

Bashkatdhetarë të dashur

Në pasditen e 14 gushtit ju ftojmë të vini në Prishtinë, tek Parku i Qytetit. Prej orës 18:00 e deri në mbrëmje do të kemi mundësi të bashkëbisedojmë me shumë aktivistë e deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për tema të rëndësishme për mërgatën, por edhe për Kosovën e trojet tona.

Jeni të gjithë të mirëpritur, bashkë me familjet tuaja. Tregojuni dhe miqve, e shpërndajeni sa më shumë këtë ftesë.

Mërgata është motor i zhvillimit dhe shpresë e ndryshimit për Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat