Gjakova e gatshme të ndihmojë me ujë të pijes banorët e rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt - Bota Sot
Gjakova e gatshme të ndihmojë me ujë të pijes banorët e rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt

Kosova

Gjakova e gatshme të ndihmojë me ujë të pijes banorët e rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 11:17
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë banorët e rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt me ujë të pijshëm pasi gjendjes jo të mirë në KRU “Hidromorava” dhe KRU “Bifurkacioni”.

Bordi i Shoqatës së Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës kishte kërkuar që të gjitha kompanitë të shprehin gatishmërinë e tyre për ndihmë në furnizim me ujë të pijes të qytetarëve së kësaj ane.

KRU “Gjakova”, pasi ndau shqetësimin për gjendjen e krijuar, thotë se ka kapacitet të kontribuojë me prodhim 500 litra për sekondë ujë të pijes, pa rrezikuar furnizimin për konsumatorët e saj.

Mirëpo, çështja mbetet te transporti pasi KRU “Gjakova” nuk posedon autobote apo ndonjë mënyrë tjetër transporti.

Prandaj, KRU “Gjakova” ka ftuar kompanitë që posedojnë autobote të shkojnë dhe të furnizohen në Gjakovë dhe bashkërisht t’ju dilet në ndihmë kompanive “Bifurkacioni” dhe “Hidromorava”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...