Aderime të reja në AAK, Haradinaj: Jam mirënjohës për besimin

Kosova

Aderime të reja në AAK, Haradinaj: Jam mirënjohës për besimin

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:50
Dhjetëra profesionistë i bashkohen AAK-së

Ka shumë qytetarë, në mesin e tyre profesionistë të fushave të ndryshme, që po i bashkohen AAK-së ditëve të fundit.

Kryetari i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, ka prezantuar si aderime edhe dhjetëra emra profesionistësh që kanë vendosur të jenë pjesë e AAK-së para zgjedhjeve që po vijnë.

“Jetësimi i konceptit 100% shtet kërkon kuadra që shquhen për dije dhe përkushtim, profesionistë të zotë, e studentë me perspektikë, që po na bashkohen përditë, për ta konfirmuar vazhdimësinë e transformimit të vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Emrat që i janë bashkaur AAK-së sot janë: Xhafer Selimi – Profesori universitar i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe; Dr. Mirjeta Berisha dhe Arjanita Shaka – Specialiste të sëmundjes së dhëmbit me endodonci; Burhan Arifi – Specialist i ortodoncisë; Pajtim Hasani – Profesor i Gjuhës Angleze; Krenar Mushica, Merva Gjigolli, Valeza Suka, Mehmet Isufaj, Visar Kokolli, Anila Berkolli, Rinor Bllaca e Blinda Bytyqi- Ekonomistë; Margarita Elshani – Juriste me master në drejtimin penal; Valdete Kadriaj, Eltina Sedolli e Flamur Kabashi – Studentë të juridikut; Besnik Alaj – Menaxher; Labinot Berkolli – Fakulteti për Doganë e Shpedicon; Blerta Hajrizi – Studente e mjekësisë; Granit Berkolli – Shkencat Kompjuterike; Fidane Gjigolli – Shkencat Matematikore; Fitore Havolli – Orientaliste; Muhamet Havolli – Shef prodhimi; Leonita Berkolli – Studente e informatikës; Betina Bytyqi – Mjeke; Diturie Bytyqi, Blerta dhe Elona Hajrizi – Fizioterapeute; Granit Bllaca – Student i shkencave politike në Austri.

Haradinaj  është shprehur mirënjohës për besimine tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat