Arrihet punësimi i 6 bursistëve YCS në MIE - Bota Sot
Arrihet punësimi i 6 bursistëve YCS në MIE

Kosova

Arrihet punësimi i 6 bursistëve YCS në MIE

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:31
Dhurata Hoxha

6 bursistët e YCS-së janë punësuar në Ministrinë e Integrimit Evropian.

Ministria e Integrimit Evropian ka anuluar konkurset e jashtme të kontestura për punësimin e pesë personave në Shërbimin civil të kësaj ministrie.

Ndërkohë,  në këto pozita tashmë janë vendosur bursistët nga skema Young Cell Scheme (YCS) të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të shkolluar në universitetet prestigjioze Evropiane.

Kundër këtyre konkurseve ishin shprehur edhe organizatat joqeveritare zyra e BE-së dhe Ambasada Britanike në Kosovë,  të cilët patën kërkuar nga Ministrja në  detyrë, Dhurata Hoxha anulimin e menjëhershëm të konkurseve publike në MIE, punësimin e bursistëve nga bursa YCS, si dhe anulimin e çfarëdo mase të kundërligjshme ndaj shërbimit civil të MIE-së.

Organizatat D4D, GLPS, INPO, Instituti Columbus, Instituti GAP, IKD, EPIK, PIPS, INDEP dhe Çohu kanë vlerësuar lartë punësimin e 6 bursistëve në MIE.

“Ne – organizatat e shoqërisë civile – shprehim mirënjohje të thellë për angazhimin e partnerëve tonë ndërkombëtarë drejt ruajtjes së bursës YCS, dhe në këtë drejtim në veçanti dëshirojmë të shprehim falënderim ndaj Zyrës së BE-së në Kosovës dhe Ambasadës Britanike”, thuhet në reagimin e këtyre organizatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...