E ulët: Pse po i bëhet presion i pafund gruas së dëshmorit nga Komuna e Drenasit?

Kosova

E ulët: Pse po i bëhet presion i pafund gruas së dëshmorit nga Komuna e Drenasit?

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 08:28
Minire Saliuku

Gruaja e dëshmorit Mehmet Saliuku, Minire Saliuku, është intervistuar nga Policia e Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda, pas një padie të Komunës së Drenasit, e cila e ka cilësuar atë “uzurpatore të një banese”, që Komuna e Drenasit në mandatin e Nexhat Demakut ia kishte dhënë asaj në shfrytëzim.

Minirja: Tani jam një kriminele që bëj luftë për një strehë për fëmijët

Zyrtarë të Komunës së Drenasit kanë vazhduar të bëjnë trysni mbi gruan e dëshmorit Mehmet Saliuku nga Gradica, Minire Saliuku, që ta lirojë banesën, në të cilën ajo jeton dhe të cilën Komuna e Drenasit, para 5 vjetëve, derisa udhëhiqej nga Nexhat Demaku, ia kishte dhënë asaj në shfrytëzim.

Trysnia dhe presioni ka shkuar deri aty, saqë Minirja ishte kërcënuar se do të dëbohej me Polici nëse deri në afatin që i ishte caktuar nuk e liron banesën, ndërsa tani me të është duke u marrë Policia e Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat