Tryezë diskutimi për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë

Kosova

Tryezë diskutimi për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike sot do të mbajë tryezë diskutimi në lidhje me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Në kuadër të projektit “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë, GLPS ka krijuar platformën “Drejtësia sot” përmes të cilës monitorohet puna e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), gjykatave dhe prokurorive në Kosovë me fokus të veçantë në trajtimin e lëndëve të korrupsionit, krimit të organizuar dhe profilit të lartë.

Qëllimi i këtij projekti është ndikimi në mënyrë konstruktive në sjelljet insitucionale të KGJK-së, KPK-së, gjykatave dhe prokurorive në Kosovë, në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të këtyre institucioneve.

GLPS përmes “Drejtësia Sot”, gjatë kësaj tryeze do të prezantojë analizën e parë të serisë së analizave tremujore të zhvillimeve në sistemin e drejtësisë në Kosovë, me titull “Duke vepruar në errësirë: Një analizë për zhvillimet e fundit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë” ku ndër të tjera, do të prezantohet puna e monitorimit gjatë periudhës Qershor – Korrik – Gusht - Shtator 2019, trajtimi i proceseve të emërimit nga KGJK dhe trajtimi i rasteve të profilit të lartë nga gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë, etj.

Të ftuar në panelin diskutues janë Ambasadori i Ambasadës Britanike në Kosovë, kryesuesi i KPK-së, përfaqësues të KGJK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit. 

Tryeza mbahet sot në Hotel Sirius duke filluar nga ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat