Vidhen 11 celularë në QKUK

Kosova

Vidhen 11 celularë në QKUK

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Një ngjarje që ndodhi mbrëmë në disa Klinika të QKUK-së ka shqetësuar pacientët.

Dikush i vodhi 11 telefona të pacientëve.

Ka një muaj që Greta Kaqinari çdo ditë shkon në Klinikën e sëmundjeve të mushkërive në QKUK.

Aty është i shtrirë bashkëshorti i saj, kompozitori Gjergj Kaqinari, nga i cili mëngjesin e së dielës mori një telefonatë shqetësuese.

Kaqinari tha se telefoni i të shoqit u vodh rreth orës 23:00 të së shtunës.

Ndërkaq, sipas informatave që ka ajo, nëpër dhoma të ndryshme të klinikave të QKUK-së u vodhën gjithsejtë 11 celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat