Të miturit në Kosovë dhunohen e keqpërdoren për pornografi: Çfarë thonë ekspertët

Kosova

Të miturit në Kosovë dhunohen e keqpërdoren për pornografi: Çfarë thonë ekspertët

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 07:18
Ilustrim

50 persona të mitur janë sulmuar seksualisht gjatë 2019’tës në Kosovës, 38 janë dhunuar dhe 36 janë detyruar në prostitucion.

Nëntë prej tyre u ofruan lokaleve për prostitucion,  gjashtë u keqpërdorën në pornografi,  katër viktima të keqpërdorimit seksual të personave me çrregullime ose paaftësi mendore apo emocionale, gjashtë si degradim i integritetit seksual, pesë shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, një rast marrëdhënie seksuale brenda familjes, por për veprën nxitja e akteve seksuale, prekjes apo aktiviteteve nga personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet nuk kishte as një rast.

Dy raste te keqpërdorimit seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe dy raste janë raportuar si nxitje e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës.

Sipas ekspertëve sulme seksuale janë krime oportune dhe se mbikëqyrja e komunitetit do të ulte mundësin e kryerjes së këtyre veprave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat